Thursday , May 19 2022

Do t’i bashkohet sërish ‘Portokallisë’? Agron Llakaj flet për ofertën që ka marrë nga ‘Top Channel’

Advertisement

Javët e fundit është përfolur për rikthimin e aktorit te njohur të humorit Agron Llakajt në spektaklin e ‘Portokallisë’ në Top Channel. I ftuar në emisionin ‘A.Krasta Show”, Llakaj ka sqaruar se bëhet fjalë për një thashethem, ndërsa ka folur për ofertën që mori dy vjet më parë nga Top Channel.

“Nuk ekziston asgjë konkrete, asgjë reale. Madje ka shumë gjëra që i kam në mendje, për të cilat ndonjëherë unë vras mendjen. Dhe them mbase e lexoj në ndonjë portal, që ma ka lexuar mendjen se çfarë dua të them. Pra nuk është asnjë gjë konkrete, asnjë gjë reale.

Nëse do të flasim për ‘Vizion Plus’-in, shqetësimi im i vetëm artistikë, është se jam në një rrugëtim të gjatë, është viti i tetë, në të cilin unë jam gjithmonë i pa kompromis me veten, jam njeri që nuk parapëlqej shumë atë që kam arritur, por kërkoj gjithnjë më shumë. Kjo është bețejë më veten, jo me të tjerët.

Të gjitha këto të tjerat janë thashethemnaja. Nuk është hera e parë, unë kam pasur oferta edhe para dy vjetësh nga Top Channel. Natyrisht që unë nuk e kam ndjenjën e mirënjohjes, si për shembull, ‘unë i detyrohem Ad Krastës dhe për hir të kësaj…’ Jo, unë shikoj nëse Ad Krasta e vlerëson profesionalisht Agronin, jo në konceptin e mirënjohjes njerëzore. Për sa i përket mirënjohjes profesionale, unë i jam mirënjohës këtij televizioni. Në dëshirat e mia artistike, dua që të jem shumë më lart”, – u shpreh humoristi Agron Llakaj.

Advertisement