Thursday , May 19 2022

Covid 19/Pëllumb Pipero i qetëson të gjithë: Ja çfarë ndodh vjeshtë

Advertisement

Dita e sotme ka shënuar rastet më të larta të të prekurve me Covid 19 që prej nisjes zyrtaret të pandemisë në vendin tonë. Kjo e sotmja vjen pas së djeshmes e cila sërish ishte dita me numrin më të lartë të të prekurve, çka ka bërë që kurba e infetimeve të vazhdojë të jetë në rritjë që pas heqjes së kufizimeve.

Ajo çka po shqetëson më së shumti qytetarët është nëse ky virus do të rikthehet sërish dhe si rrjedhojë do të fillojnë përsëri kufizimet, çka i kanë shkaktuar ekonomisë shqiptare një dëm jo të vogël, raporton ElbasaniPlus.

Mjeku Pëllumb Pipero ka qetësuar shqiptarët, duke thënë se koronavirusi nuk do të ketë një valë të dytë në vjeshtë ose dimër në Shqipëri.  “Unë mendoj që nuk do ketë një rikthim të virusit në vjeshtë ose në dimër. Në rast se do ketë kthim, kurrë nuk do jetë me i egër dhe e fortë, por më i butë për disa arsye. Kjo pasi virusi vazhdon ta humbasë virulencën në mënyrë graduale. Ky virus kishte shumë të panjohura në fillim, tani ai është një virus i njohur për mjekët dhe shkencëtarët,”– tha ai në Syri Tv.

Advertisement