Thursday , May 26 2022

Hapja e kopshteve e çerdheve, urimi i veçantë i Deputetit të Elbasanit Florenc Spaho.

Advertisement

Pas tre muash mbylljeje për shkak të pandemisë së koronavirust, ditën e sotme janë hapur kopshtet edhe çerdhet në të gjithë Shqipërinë. Kjo ka qenë një ditë e veçantë si për fëmijët ashtu edhe për prindërit të cilët duhet të zbatojnë rregullat e vendosura nga autoritetet për përcjelljen e fëmijëve në kopshte apo çerdhe.

Urime të shumta u janë drejtuar fëmijëve nga përfaqësues të pushtetit vendor dhe lokal, të cilët në këtë ditë kanë vizituar disa prej çerdheve dhe kopshteve. Një urim i veçantë ka ardhur edhe nga deputeti i Elbasanit z. Florenc Spaho, i cili sëbashku me familjen e tij uruan nga Kopshti nr 7.

Urimi i Plotë:

Gëzuar 1 Qershorin me Erën, Elmën, Aminën dhe fëmijët e Kopshtit Nr 7. Shumë buzëqeshje sot dhe akoma më shumë mundësi nesër. Kjo është prova se ne, prindërit, qytetarët, shoqëria dhe politika, po e projektojmë mirë të ardhmen. Gëzuar! 👫

Advertisement