Monday , May 16 2022

Aksidentohet BMW-ja luksoze në Elbasan, merr para edhe taksinë (FOTO)

Advertisement

Një aksident ka ndodhur në Elbasan pasditen e sotme. Abcnews.al mëson se një BMW është përplasur në afërsi të stadiumit “Elbasan Arena”. Për pasojë kanë janë lënduar lehtë dy persona. Siç shihet nga pamjet makina ka përfunduar në parkun “Rinia” të qytetit dhe ka marrë para edhe një mjet taksi.

Shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte makina tip BMW.

Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/abcnews.al

Advertisement