Tuesday , May 17 2022

Djali nga Elbasani rrëfen se si është një ditë e zakonshme në një situatë të jashtëzakonshme në krye të detyrës (Foto)

Advertisement

Që pas tërmetit të 26 Nëntorit, kur Durrësi u prek më shumë se çdo qark tjetër, Fatjoni Xhemalaj, djali nga Elbasani është duke përjetuar një nga situatat më të vështira profesionale, pasi puna ka mbingarkesë dhe është fokusuar e gjitha në terren. “Ditët e punës gjatë tërmetit kishin ngarkesë shumë të madhe, kishte dhe dhimbje pa fund brenda, pasi ishte e vështirë të shikoje të shkatërruar banesa e pallate të qytetit tënd, por ngushëllohesha sepse në shtëpi më prisnin fëmijët dhe çdo përfaqim i tyre apo fjalët e ëmbla, më rikthenin buzëqeshjen. Por, kjo situatë është e vështirë, pasi pikërisht kur shkon në shtëpi duhet të tregosh kujdes për të ruajtur fëmijët, familjarët”, shton Fatjoni.

Qëndrimi jashtë shtëpisë për pjesën më të madhe të ditës, shërbimet e gjata në kontakt me njerëzit dhe pse mundohet të tregoj kujdes maksimal, bën që Fatjoni të ndiej frikë nga infektimi, ndaj dhe maska dhe dorezat janë bërë pjesë e përditshmërisë së tij.

“Për fat të mirë, një nga fasoneritë e qytetit ofroi maska për punonjësit e bashkisë dhe policinë bashkiake dhe masat mbrojtëse nuk na mungojnë, ndaj dhe kur shkoj në shtëpi, ato orë që qëndrojë me familjen dhe pse me distancë aq sa mundem, vendos maskën, sepse asnjëherë nuk i dihet, fëmijët janë të vegjël dhe prindërit në moshë, ndaj frika ime është e madhe për ta”, shprehet ai.

Por mjetet mbrojtëse: maska, doreza dhe dezinfektuesit, si masa mbrojtëse për të shmangur mundësinë e infektimit të personave të tjerë, apo mbrojtjen ndaj qëndrimit të gjatë në terren, jo të gjithë profesionistët i kanë të siguruar nga institucioni ku punojnë.

Fatjon Xhemalaj është një elbasanas që shumë prej jush mund ta njohin si arbitër i FSHF, pasi prej shume vitesh ka arbitruar ndeshje të ndryshme si edhe në Superligë. Ai tashmë jeton dhe punon në Durrës.

Advertisement