Friday , May 20 2022

Hapja e kopshteve, taksitë, dasmat dhe “lirimi” i Durrësit, Rama i prerë për masat: Durim

Advertisement

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar disa nga çështjet më me interes, për të cilat qytetarët kanë interes, të prekur nga masat kufizuese për shkak të koronavirusit. Duke nënvizuar përgjigjen e prerë të ekspertëve që është negative, Rama tha se kopshtet e çerdhet nuk do hapen edhe disa javë. “Për kopshtet në tërësi përgjigja e ekspertëve është jo jo jo, do shikojmë në javët në vijim”.

Pyetur nga një qytetar përse nuk futet në zonat e Gjelbra edhe qyteti i Durrësit, Rama tha: “Nga zonë e gjelbër në zonë pothuajse e gjelbër është një ndryshim shumë i madh. Durrësi është me rrezik të madh për infeksionin komunitar që të merr shpirtin, lirinë e punës e të veprimit duhet ta mendojmë mirë hap pas hapi e unë duhet të ndjek me rigorozitet këshillat e ekspertëve”.

Në përgjigje të një tjetër qytetari i cili pyeti kryeministrin: Po për ne muzikantët që mbahemi nga dasmat, e dasma e lokale nate nuk ka, si do ja bëjmë, për ne është e vështirë të punojmë punë krahu, ti e kupton se je artist vetë?

“E besoj, edhe unë kam punë krahu por s’më duhen dasmorë kur zhgaravis, por ç’të të them përveçse të bësh durim e të shpresojmë që herët a vonë do lirohet. Edhe sa i përket çështjes së dasmave edhe pse në disa vende e kanë liruar me jo më shumë se 10 persona, këtë do e shikojmë në proces.” tha Rama.

Kryeministri njoftoi lehtësime edhe për lëvizjen e taksive me vetëm një person brenda nga qyteti në qytet se “jemi duke e pare qe do jete nje nga masat e shpejta qe do merren, nuk e di javën tjetër apo pas 10 ditësh”.

Advertisement