Friday , May 20 2022

Rakacolli: Liria e masave, ekziston mundësia të kthehemi pas nëse rastet me COVID 19 do të rriten.

Advertisement

Në një dalje për mediat ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë i ka vënë dhe njëherë theksin rëndësisë së distancimit social. Zv/ministrja Mira Rakacolli u shpreh se efektet nga hapja e masave do të shihen pas dy javësh. Rakacolli theksoi se rŕezikojmë të kthehemi edhe pas, nëse pas dy javësh do të kemi rritje të rasteve me COVID-19.

“Distancimi fizik është i domosdoshëm. Nëse nuk do kemi distancim fizik sëmundja do vijojë të përhapet, sepse nuk kemi thënë se sëmundja është larguar, përkundrazi hapja e masave, do të duket pas dy javësh.

Nëse pas dy javësh do të kemi rritje rastesh ka mundësi të kthehemi edhe pas. Ndaj pavarësisht masave të lejuara, në ato vende që lejohet biznesi të vazhdojnë të ndahen distancimi fizik dhe gjithë masat e tjera të rekomanduara që kanë të bëjnë me higjienën personale dhe atë të ambjentit.” -u shpreh Rakacolli.

Advertisement