Friday , May 20 2022

Ndodh rrallë, por Alketa ka një dedikim për bashkëshortin e saj

Advertisement

Alketa Vejsiu ka zgjedhur që jetën private ta mbajë larg vëmendjes së mediave, pavarësisht viteve të shumta që numëron në ekran. Vështirë të gjesh fotot të prezantueses me bashkëshortin e saj biznesmen apo dy fëmijët e saj, dhe të vetmet grimca që mund të kemi nga familja e saj janë dedikimet e rralla që ajo mund të ketë bërë në pubik.

Më i fundit i dedikohet njeriut të saj të zemrës, bashkëshortit dhe babait të fëmijëve që ka zgjedhur ta falenderojë publikisht për mbështetjen dhe shtysën që i ka dhënë për të realizuar ëndrrë e saj, atë të prezantimit të Sanremos.

❤️

“Ne keto 3 vite kam trokitur ne shume dyer ne Itali, nuk ka qene e thjeshte! Kam pasur nxitjen e njeriut qe dashuroj i cili me ka mesuar se kur e do nje grua duhet ta mbeshtesesh! “Mos U Dorezo, ti do t’ja dalesh”… Dashuria, forca dhe frymezimi im

❤️

Do t’ju flas gjate njehere tjeter per kete. Dashuria Fiton Gjithmone! ”, shkruan prezantuesja në Facebook.

Alketa dhe bashkëshorti i saj Ardi Nelo janë prej vitesh të martuar dhe janë prindër të dy fëmijëve: vajzës Nicol dhe djalit Lionel.

Advertisement