15-vjeçari refuzon ushqimin, s’kishte oreks… zbulimi që u bë shokoi mjekët

Nuk hante asgjë dhe mjekët e diagnostikuan me një çrregullim ushqimor, por e vërteta ishte shumë më e rëndë.

15-vjeçari Chris Mullins, kishte ndaluar së ngrëni, aq sa arriti në peshën e 40 kilogramëve. Për mjekët i riu nuk kishte oreks për shkak të një çrregullimi ushqimor.

Por vetëm pas analizave të thelluara, u zbulua e vërteta e trishtë, i riu kishte plot katër masa tumorale në tru.

Ai nisi një terapi te psikologu, por gjendja e tij sa vinte e përkeqësohej, aq sa u detyrua që të largohej nga shkolla. Pas shumë insistimi prej prindërve, iu bë rezonancë magnetike, e cila zbuloi edhe tumoret.

Adoleshenti u transportua në spitalin e Uellsit në Cardiff, ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.

Më pas ai iu nënshtrua kimioterapive, ku për kurimin familja e transferoi nga Uellsi në Gjermani. Tashmë adoleshenti është më mirë pas afro një viti e gjysmë trajtimi, por nëna e tij vendosi që ta bëjë historinë publike, për të frymëzuar prindërit e tjerë që të mos heqin dorë.