13-vjeçarja nga Elbasani me fëmijën 1-muajsh: Më nxirrni bashkëshortin nga ƅurgu.

Një çift të miturish, 16 vjeç djali dhe 13-vjeçe nusja, janë prindër të një foshnjeje 1-muajsh. Mamaja e 16-vjeçarit kërkon ndihmë, pasi djali i saj ka 6 muaj në ƅurg, i akuzuar për ɗhunë ndaj të miturës, që e bëri baba. Por sot 13-vjeçarja thotë se ai nuk e ka ɗhunuar dhe gjithçka e ka bërë e shtyrë nga e ëma, që nuk e donte këtë lidhje. Kallëzimi për 16-vjeçarin u bë në Korrik 2019 dhe prokuroria e vuri në pŕanga pas 6 muajsh, në Janar 2020.

Nëna e 16-vjeçarit: Në radhë të parë dua të them këtë që ju kam thirrur vetëm për drejtësi. Kërkoj drejtësi për djalin tim. Është 16 vjeç, është dashuruar me një vajzë të mitur nga Elbasani, vajza është 13-vjeçe. Sot e kësaj dite vajza jeton me ne, djali im akuzohet për përɗhunim dhe keqtrajtim të miture. E ka akuzuar vajza bashkë me nënën.

Gazetari: Pse? Ndërkohë që nusja juaj minorene ka edhe një djalë me djalin tuaj? Pse e ka bërë këtë akuzë dhe në çfarë kohe e ka bërë? Nëna e 16-vjeçarit: Në Korrik të vitit 2019. Gazetari: Në Korrik të vitit 2019, nusja juaj ka bërë një denoncim, por për çfarë arsyeje?

Nëna e 16-vjeçarit: Ka bërë akuzë të rreme, se po të ishte kjo gjë, ajo vajzë nuk do të ishte tek unë deri sot. Ajo siç e bëri kallëzimin, pas dy ditësh erdhi tek shtëpia ime. Pa e ditur unë që kishte bërë kallëzim të rremë. E kemi marrë vesh pas 5-7 muajsh. Gazetari: Nga Korriku deri në Janar, a e kanë thërritur në polici që është bërë një kallëzim nga një minorene për keqtrajtim dhe përɗhunim?

Nëna e 16-vjeçarit: Nuk kishim asnjë njoftim nga policia? Gazetari: Po pse e aŕrestuan në Janar? Çfarë ju thanë? Nëna e 16-vjeçarit: Ne na thanë të na e sillni djalin për një firmë? Ne e dërguam, ata bënë aŕrestimin dhe pastaj thanë se e aŕrestuam në flagrancë.

Gazetari: Ndonjë avokat keni marrë? E keni ndjekur çështjen? Nëna e 16-vjeçarit: Na drejtoi policia, që të takoni Todo Avdiun se është avokati i djalit. Gazetari: Ishte vendosur nga shteti? Nëna e 16-vjeçarit: Po nga shteti, ngaqë ne nuk kishim mundësi të kapnim një avokat.

Prindërit e djalit marrin avokat Toto Avdiun, i cili fillimisht u paraqit si avokat kryesisht e më pas u mori atyre prokurë përfaqësimi. Avokati Toto Avdiu i kërkon 5 mijë euro familjarëve për prokurorin e çështjes. Kur “Stop” interesohet për rastin, avokati, ndryshe nga sa faktohet në kamerën e fshehtë, e mohon që ka kërkuar 5 mijë euro.

Avokati Toto Avdiu: Po, që të marr përsipër si avokat, që të dali. Babai i minorenit: Po! Avokati Toto Avdiu: Duhet një shumë lekësh … ju (nuk kuptohet) të flas me prokurorin. Babai i minorenit: Për 5 mijë euro…? Avokati Toto Avdiu: Po, 5 mijë euro… Babai i minorenit: Pa …!

Avokati Toto Avdiu: Ti me mua llafosesh ..pa kë? Babai minorenit: Aaa ok, se jam… Avokati Toto Avdiu: Pa kë pyet për çfarë? Babai minorenit: Është totalja me një fjalë? Me anë prokurori, gjykate dhe për ty? Avokati Toto Avdiu: Nuk merr as prokurori, as gjyqtari lekë. Ata marrin rrogën e shtetit. Babai i minorenit: Po! Avokati Toto Avdiu: Mua më krijon mundësinë, që të ashtu, për të…

Vetë fakti që prokurori i çështjes e ka shtyrë këtë hetim edhe me 3 muaj të tjerë, pas asnjë shkak ligjor, tregon shumë më shumë se çfarë ka konstatuar ky prokuror në çështjen e dy minorenëve.

Psikologia që ka ndjekur procesin pranon se prokurori është vënë në dijeni që akuzat për djalin kanë qenë të rreme, por ia hedh topin prokurorit Petrit Vukaj, i cili është ɗënuar më parë me 3 vite ƅurg për korrupsion.

13-vjeçarja: Po se pate problem, mund të të pyes disa gjëra? Psikologia: Për ça do më pyesësh për shembull? 13-vjeçarja: Për shembull nesër është gjyqi… Psikologia: Në ça ore e ke? 13-vjeçarja: Është në orën 9:30. Edhe unë kam problem tani se jam edhe me fëmijën. Letrat që unë shkrova, që dhashë deklaratën se janë gënjeshtra… Psikologia: Moj vajzë, ti e the, që mamaja ime më ka shtytur, kaq…Nuk janë gënjeshtra, se nëse ti ke thënë gënjeshtra, ke përgjegjësi penale.

13-vjeçarja: Po, kam. Tëra të vërtetat që janë gënjeshtra… Psikologia: Po e ka, e ka të shkruar të gjitha fjalët e tua gjykatësi. 13-vjeçarja: Pse nuk e nxjerrin ata atëherë? Psikologia: Sepse kështu janë procedurat ti **** tashi, mos më bëj në telefon njëmijë pyetje. Tani do ndonjë informacion që të nevojitet, apo do më thuash pse, pse, pse?

13-vjeçarja: Po pra, unë po them më shumë të sigurohem… Psikologia: Po ka procedura mi shpirt, nuk është ëëë, do lirohet sot, do lirohet nesër. Atë nuk e di unë. Ka procedura që do ndiqen. 13-vjeçarja: Procedurat nuk kuptohen. Psikologia: Si me? 13-vjeçarja: Asnjë procedurë nuk kam kuptuar unë. Psikologia: Tani kur të vish nesër këtu të sqaroj unë. Hajt se kam edhe një punë. 13-vjeçarja: Ok.

Emisioni “Stop” mundi që t’i marrë personalisht një intervistë 13-vjeçares dhe nënës së saj, duke vërtetuar katërcipërisht që kallëzimi nuk ka qenë i vërtetë. E mitura, tashmë nënë e një foshnjeje pranon se bashkëshorti i saj nuk e ka ɗhunuar.

13-vjeçarja: Unë jam 13-vjeçe. Unë u njoha me **** nëpërmjet Facebook në Qershor të vitit 2019. Gazetari: Ku jetonit më përpara? 13-vjeçarja: Më përpara jetoja në Elbasan. Ndërsa ai jetonte në Fier. Mbajtëm lidhje deri në Korrik të vitit 2019 dhe pastaj ika tek shtëpia e tij. Gazetari: Ju ishit shtatzënë në atë kohë? 13-vjeçarja: Jo. Gazetari: Na trego pak se pse e bëtë kallëzimin në Korrik të vitit 2019?

13-vjeçarja: Unë e bëra kallëzimin për **** në 2019 ngaqë mami, kur isha tek shtëpia e familjes së tij, mami im debatonte me mua që ta lija. Unë kërkoj drejtësi nga shteti tani që të më nxjerrin burrin nga ƅurgu pasi ai mbahet brenda për akuzë të rreme. Mbas të gjithë këtyre debateve, pavarësisht se jemi zënë, pavarësisht se është futur burri im brenda, unë jetoj tek familja e tij qëkur u lidhëm. Edhe tani që është futur brenda. Unë bëra gabim, vajta bëra denoncim pa menduar pasojat që do të vinin më pas. Jam edhe unë fajtore. Pasi u bë kallëzimi i rremë, e detyruar, e shtyrë nga mamaja ime.

Gazetari: E keni deklaruar këtë më pas kur tërhoqët denoncimin? Ia keni vënë në dispozicion prokurorit, avokatit tuaj mbrojtës, ose tek policia se kjo është e vërteta? 13-vjeçarja: E kam deklaruar unë tek të tërë që kam vajtur, tek policia dhe tek prokuroria. E kam deklaruar, por nuk m’i marrin për bazë fjalët e mia.

Gazetari: Ju jeni mamaja e 13-vjeçares, keni qenë në dijeni të lidhjes së vajzës suaj me ****, kur e keni marrë vesh dhe a keni qenë dakord për këtë lidhje se të vegjël? Nëna e 13-vjeçares: Ajo u njoh me atë djalë në Facebook, pas disa ditësh e kam marrë vesh. Jam interesuar për atë djalë, shumë nuk kam pasur qejf që të lidheshe, sepse është një vajzë e vogël, jo për shkollën, jo për shumë arsye të tjera…

Gazetari: Të ka treguar vajza që mund të ketë qenë e ɗhunuar, ose, është shprehur vajza me ju si nënë? Nëna e 13-vjeçares: Jo, ka patur një rast kur ka patur një debat me mamin e atij. Nuk di as për ɗhunë as për probleme që mund të ketë patur me atë djalë, përkundrazi ka ardhur edhe djali me vajzën, nuk e kam parë si të ɗhunuar. Gazetari: Çfarë ndodhi në Korrik të vitit 2019 kur u bë edhe kallëzimi, ju keni qenë edhe prezent me vajzën tuaj?

Nëna e 13-vjeçares: Ne kemi folur me psikologe, me polici, kemi folur, është hetuar edhe vajza. Gazetari: E keni tërhequr d.m.th. atë që ndodhi në…? Nëna e 13-vjeçares: Po e kemi tërhequr.

Pas gjithë kësaj shurdhërie e mosreagimi, papritur 13-vjeçarja braktisi fëmijën dhe la shtëpinë e bashkëshortit.

Nëna e djalit: Pasi ikën gazetarët, nusja minorene më ƅraktisi fëmijën. Është 13-vjeçe, nuk di se çfarë bën. Ju lutem, i kërkoj drejtësisë, të më ndihmojë për këtë fëmijë. Djalin e kam në ƅurg, e ka akuzuar nusja minorene, ju lutem më ndihmoni të gjej drejtësi.

Kjo është një kambanë alarmi për institucionet shtetërore dhe ato të drejtësisë, që e çuan këtë rast në këtë pikë. Prokurori dhe avokati presin paratë, për të nxjerrë 16-vjeçarin nga qelia, ndërsa Shërbimi Social është inekzistent në një situatë të tillë. /tvklan