13 raste të reja me koronavirus në Elbasan, mes tyre edhe 2 mësues. Ja ku

Konfirmohen 13 raste të reja me koronavirus në Elbasan. Mes të infektuarve janë edhe dy mësues të shkollave 9-vjeçare, njëri në shkollën “Bardhyl Popa” dhe tjetri te “Arben Paralloi”. Në raportimin e një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë njoftoi  për 182 raste të reja pozitive në shkallë venbdi dhe 5 viķtimα.

Ndërkohë në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 244 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar./panorama