13 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri. Shkon në 229 numri i të infektuarve.

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 13 raste të reja me koronavirus nga 233 teste që janë bërë në laboratorin e ISHP-së. Harta e të prekurve zgjerohet me 6 raste në Tiranë, 5 në Shkodër dhe 2 në Durrës, të cilët sipas ministrisë së Shëndetësisë janë kontakte të raste të para, jo vatra të reja.

Në total numri i personave që janë prekur shkon në 446 prej datës 8 mars kur u regjistrua rasti i parë. Të shëruarit në 24 orët e fundit janë 20 duke e dërguar në total në 217 numrin e personave që e kanë fituar luftën me këtë sëmundje. Ndërkohë që 23 persona kanë humbur jetën deri tani. Numri i të infektuarve aktiv aktualisht në Shqipëri është 229 persona.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, padyshim që Tirana mbetet pika më e ‘nxehtë’ e virusit, me 215 raste, ndërkohë që pasohet dhe nga Shkodra me 57, e cila pati rritje të frikshme të numrit të të prekurve. Po ashtu grafika tregon se pas Shkodrës, vjen Durrësi, 41 raste dhe Fieri me 32 të prekur.