11 tërmete në 24 orët e fundit, më i forti është ndier në Cërrik

11 tërmete janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku më i forti ishte ai me magnitudë 4.5 i shkallës rihter në Elbasan. Sipas IGJEUM, këto lëkundje janë regjistruar në orën 23:25 minuta  të datës 23 shtator me epiqendër 6 km larg nga Cërriku. Më pas po në Cërrik dhe Belsh janë ndjerë sërish lëkundje që variojnë me magnitudë nga 2.5 dhe 3.2.

Tërmeti i fundit është regjistruar në orën 05:18 të mëngjesit të sotëm me epiqendër 6 km nga Belshi dhe me një thellësi 9 km.

Lëkundje të tjera janë regjistruar edhe në Durrës./Bl.Ba/Fjala.al