100 mijë lekë shpërblim për festat e fundvitit, ky është institucioni që i përfiton

Drejtori i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe ka bërë me dije se për 10 mijë punonjës të këtij shërbimi në vendin tonë do të ketë një shpërblim për fundvitin. Përmes një statusi në Facebook, ai shkruan se punonjësit do të përfitojnë nga 10 mijë të reja, dhe bëhet fjalë për të punësuarit dhe ish-të punësuarit në vitin 2020 në subjektet e transportit publik, qytetas, ndërqytetës dhe shërbim taksi.

Njoftimi i plotë:

NJË TJETËR AKT SOLIDARITETI në prag të festave të fundvitit?nga DPSHTRR – MIE për sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve, më i godituri në Pandemi! ????????

? DPSHTRR vuri në dispozicion të Qeverisë Shqiptare fondin vjetor të bonusit nga realizimi i bilancit të 2019-ës si ent, duke e hequr nga vetja për tua shpërndarë 10,000 individëve për Vitin e Ri! Akti i tretë ❤️ sivjet nga DPSHTRR! ?

? U miratua sot VKM për Ndihmën Solidare në vlerën 10,000 Lekë për secilin nga 10,000 të punësuarit dhe ish-të punësuarit në vitin 2020 në subjektet e transportit publik, qytetas, ndërqytetës dhe shërbim taksi, që do kalojë direkt në numrat e llogarive bankare sipas listës dhe brenda Dhjetorit 2020! ?

? U miratua gjithashtu edhe shtesa për 420 Paga Lufte (26,000 Lekë) për punonjësit dhe ish-punonjësit në subjektet e transportit publik, qytetas dhe ndërqytetës të cilët nuk mundën ta përfitonin te Paketa e Qershorit (poashtu financuar nga DPSHTRR)! ?

PS: në ditët në vijim detajet teknike! ℹ️